Më në fund është arritur marrëveshja mes opozitës dhe maxhorancës në Këshillin Politik. Sipas informacioneve mësohet se maxhoranca ka pranuar propozimin e tretë të opozitës për zgjedhjen e KQZ-së së re, pasi gati 5 orësh diskutime.

Mbledhja ka nisur që në orën 17:00, por palët kanë rënë darkord pas diskutimeve të shumta. Kjo marrëveshje e arritur sot do të dërgohet në Kuvend për tu miratur në Komisionin e Posaçëm të Reformën Zgjedhore dhe më pas në seancë plenare. Opozita më herët kishte refuzuar dhe 2 mënyra të reja të zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, por janë refuzuar nga maxhoranca.

Sipas propozimit të fundit të opozitës, i cili wshtw miratuar përzgjedhja e kandidateve bëhet në një komision parlamentar, ku opozita jashtëparlamentare do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve, ndërsa shumica zgjedh 3.

Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit. Sa i takon Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve opozita propozon që Partia Socialiste të zgjedhe 4 kandidatë, përfaqësuesi i opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.

Ndërkohë që pjesëmarrja e tre prej anëtarëve të KP-së, nuk dihet nëse edhe mbledhja e sotme do të bojkotohet nga bashkëkryetarja Rudina Hajdari, e cila mungoi herën e shkuar.