Sllovenia ditën e sotme ka hequr Malin e Zi dhe Luksemburgun nga lista e vendeve të sigurta Covid-19 nga të cilat mbërritjet nuk përballen me kufizime dhe gjithashtu ka futur Shqipërinë e Portugalinë në listën e kuqe të vendeve nga të cilat hyrja nënkupton një karantinë 14 ditore, përveç disa përjashtimeve.

Pra për shqiptarët që duan të futen në Slloveni duhet të bëjnë një karantinë 14 ditore.Kufizimet do të futen në fuqi nga dita e nesërme. Zëdhënësi i qeverisë sllovene Jelko Kacin këshilloi shmangien e udhëtimeve në vendet që janë në listën e kuqe.

“Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet me listës së kuqe”. Sllovenët theksojnë se në listën e kuqe përfshihen vendet që regjistrojnë më shumë se 40 infeksione të reja ditore për 100,000 banorë në dy javët e fundit. Theksojmë se ditën e hënë ishte Mali i Zi që mbylli kufirin me Shqipërinë për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me COVID në vendin tonë. Në Shqipëri në 9 ditët e fundit janë shënuar 13 viktima duke e çuar në 48 numrin në total.