Lùfta e për mbrojtjen e Shkodres, tetor 1912 prill 1913 . Ne priftërinjtë i jemi përjetësisht mirënjohës‚ ç ka e shprehim me përulje edhe në këtë shkrim. P Domenico Facin O F M

Në rrethimin e Shkodrës‚ tetor 1912 prill 1913 krahas v.ktimave të shumta nga popullsia civile‚ të shkaktuara nga bo.mbardimet e ushtrisë malazeze dhe serbe‚ pati qindra të vd.ekur nga uria

Rreziku i vdèkjes nga uria k.ërcënoi edhe priftërinjtë dhe Motrat Stimatine të cilët shpëtuan falë ndihmës së Komandantit të mbrojtjes së Shkodrës dhe guvernatorit të qytetit‚ Esad Pashë Toptanit. Ja çfarë shkruante i dërguari i Vatikanit‚ P Domenico Facin O F M

Ndodheshim në kushtet e nevojës ekstreme për mish e oriz, për të shuar urinë, por nuk dinim ku do ti gjenim për më tepër tashmë ishte mjaft e vështirë të mund të gjeje për të blerë ushqime të tilla, por edhe për faktin se edhe paratë ishin duke u mbaruar

Edhe në këto rrethana Jezusi i mirë urdhëroi ti zgjidhte në mënyrë të tillë gjërat, saqë na erdhi në ndihmë vetë guvernatori Turk Esad Pasha që zëvendësoi guvernatorin e vràrë, duke na dhënë çdo ditë falas rreth gjashtëmbëdhjetë kilogram mish e katër kile oriz, nga rezervat që guvernatori i mbante për ushtrinë.

Ne priftërinjtë i jemi përjetësisht mirënjohës‚ çka e shprehim me përulje edhe në këtë shkrim.


Me rekomandim të Monsinjor Luigj Bumçit, Ipeshkv i Lezhës‚ një mik i vjetër i guvernatorit dhe që gëzonte besimin e tij‚ shkoi tek Esad Pasha një përfaqësi e kryesuar nga vetë P. Domenico Facin ‚ ku bënte pjesë edhe Dom Mark Shllaku‚ për ti shprehur mirënjohjen e thellë. Ai i priti me ngrohtësi dhe vuajtjet e tyre i përjetoi me dhembshuri

P Domenico Facin O F M e vazhdon relacionin e tij:Jo pak mund të ketë ndikuar në shpirtin e Guvernatorit fakti, që ne e Motrat tona, me shkresë zyrtare të pajisur nga ipeshkvi e konsullata mbretërore, i kishim ofruar që në fillim të luftës ndihmën për të plàgosurit

Por cilado që mund të ishin motivet që e shtynë Guvernatorin për të na ndihmuar, kjo ka pak rëndësi. I rëndësishëm është fakti që ai vërtet na shpëtoi, e që e vazhdoi këtë bamirësi çdo ditë për një periudhë rreth një muaj domethënë, deri sa erdhi koha në të cilën edhe për ushtrinë u pakësua më parë orizi e pastaj mishi e në të tilla rrethana, ushtria turke u gjend në kushte të dëshpëruara, që përshpejtoi për fat të mirë fundin e rrethimit që shkaktonte vik.tima nga dy go.ditje të tme.rrshme‚ uria dhe lufta.

L'immagine può contenere: testo