Në këto 24 orë Kruja ka shënuar numrin më të lartë të të infektuarve me të rinj me COVID duke lënë pas dhe Tiranën. Janë shënuar 18 persona të prekur nga virusi i ri.

Të gjithë kontakte të infektuarve të mëparshëm. Burime të ABC News tregojnë se dy prej tyre janë nisur me urgjencë në kryeqytet në spitalin Infektiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërkaq në Shkodër raportohen 10 të prekur të rinj nga koronavirusi.

Tashmë Covid-19 është futur dhe në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, sot janë 3 punonjëse që kanë rezultuar pozitive. Ndërsa tre ditë më parë rezultoi pozitive dhe një punonjëse tjetër. Puna në Gjykatën e Apelit ka vijuar rregullisht.

Mësohet se kolegët më të afërm të të infektuarve janë karantinuar. Mes 10 të prekurve nga virusi i ri ka rezultuar pozitiv dhe një punonjës i SHISH.

Të prekurit me COVID vazhdojnë të shtohen dhe në Vlorë.

6 raste të reja të të prekurve me covid janë shënuar sot në Vlorë. 4 prej tyre punonjës të një fasonerie.

Edhe Berati pas disa ditësh pa asnjë rast këtë të mërkurë preket nga virusi i ri. Pozitive është konfirmuar një punonjëse e një fasonerie.

Ajo shfaqi temperaturë pasi njoftoi 127, ju mor tamponi dhe rezultoi e prekur nga covid.

Ndërsa në Fier në lagjen 1 maji një i ri i sapo kthyer nga Anglia është prekur nga koronavirusi.

Dyshohet se ai mund të jetë infektuar që Angli, pot nuk kishte simptoma. Së bashku me familjarët e tij është karantinuar në banesë.

Edhe në Korçë ka një rikthim rastesh. Një vajzë e re është infektuar nga virusi.

Ajo pak ditë më parë ka qenë në Tiranë ndaj dhe lind dyshimi se mund të jetë infektuar në komunitet, pasi nuk ka pasur kontakte me të prekur të mëparshëm me covid./abcnews.al