Shtimi i rasteve të reja në disa vende si Shqiperia, nuk është valë e dytë e pandemise Covid-19, por është thjesht vijim i valës së parë.

Doktor Bilgin Sait, mjek në Stamboll, në një intervistë për Abc-në e Mëngjesit”, është shprehur se është e rëndësishme që secili nga ne të bëjë durim dhe të kujdeset për të mbrojtur veten përmes tre rregullave kryesorë ndaj k.oronav.irust.

“Nuk ka akoma në pyetje fluks të dytë, pasi në fluksin e dytë do të kemi një zerim të numrit të pacientëve dhe më pas del një pacient që sërish ndikon për përhapjen. Në akoma jemi në vijim i valës së parë, por në kuadër të karantinës ndikimi i virusit është i ndryshëm në vende të ndryshme.

Akoma jemi në valën e parë. Hapja duhet të jetë graduale dhe me kujdes kjo është një maratonë dhe do të zgjasë akoma shumë. Maska, distancimi, dhe larja e duarve duhet të vijojnë, por duket se njerëzit tashmë janë lodhur dhe të gjithë janë bezdisur dhe duket se e kanë të vështirë që të nisin më tej”