Gjashtë vite nga operacioni i madh antikanabis dhe ndërhyrja e fuqishme e policisë dhe forcave Renea në Lazarat, gazetari investigativ Artan Hoxha, shkruan se u fitua ajo beteje, por u humb lufta me kānabisin.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha, teksa bën bilancin e atij operacioni, thekson se “BOSET e vërtetë të Lazaratit, financuesit, organizatorët, përfituesit financiare dhe politike të tij, nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena, Shkodra, Tropoja etj, nuk u kapën kurrë”

Sipas tij, duke u lënë të lirë dhe me burime financiare të paprekura, dy vite më pas, më 2016-ën, ata do të riktheheshin shumë herë më të fuqishëm, për ta kthyer në një Lazarat të madh, gjithë Shqipërinë.

“Por kete radhe, pasi kishin nderruar, kontrollin politik dhe shteteror, nga e djathta, ne te majte… Ndersa “taksa” e kultivimit dhe “tatimi mbi fitimin” e trafikut te kānabisit, tashme kishin nje PADRON te ri” shkruan Hoxha