Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur paraditen e të enjtes mbledhjen e kryesisë për të miratuar udhëzimin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia përmes parimit një anëtare një votë.

Kjo vendimmarrje shënon edhe aktin e parë të opozitës në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Një formular tip është hartuar edhe për të gjithë kandidatët që synojnë të jenë përfaqësues të demokratëve në parlamentin e ardhshëm.

Paralelisht kryedemokrati ka nisur kontaktet për të rikthyer në Partinë Demokratike disa prej ish-funksionarëve të lartë në vite, ku ftesa e parë iu drejtua ish-ministrit Genc Ruli.

Për ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Tritan Shehu ky është momenti që të gjithë demokratët të bëhen bashkë në funksion të rotacionit politik në zgjedhjet parlamentare.