Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Krahës Fier, ku një automjet është përplasur me një fugon.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se drejtuesi i fugonit Tomorr H, është nga Shkodra. Gjithashtu të dëmtuar nga aksidenti kanë mbetur Xhentil Çupi dhe Gersian Kola të cilët po udhëtonim me mjetin tip “Passat”

Sakaq ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.