Kryeministri Edi Rama është ndalur në një lokal në afërsi të Thumanës, për të treguar se punonjësit e kanë marrë pagën e lùftës. Lokali ku është ndalur Rama ndodhet në zonën e Dërvenit, ndërkohë që nuk ka munguar as një bisedë e kreut të qeverisë me pronarin e lokalit dhe kamarierin e tij.

“E keni marrë pagën e lùftes, i morën punonjësit? Po të vërteten thuaj” pyet Rama pronarin e lokalit, ndërkohë që Gjoni çuditërisht e kishte përgjigjen gati.

“Po e kemi marrë, të vërteten, të gjithë pagat e lùftes i kemi marrë, s’ka rrena ktu, rrena i ka këmbët e shkurtra”

Por kreu i qeverisë nuk mjaftohet me kaq, dhe fton pranë vetes me regji dhe me pyetje të njëjtë, Erin, i cili është kamarier në këtë lokal.

Kamarieri: Po, te treja, më erdhën ne konto.

Rama: Faktet janë fakte, janë duke shkruar cerek milionë shqiptar që i kanë marrë pagat e lùftës, Gjoni është njëri prej tyre, ose 3 ose 400 mijë lekëshin sipas kategorive. Askush s’ka mbetur vetëm, vazhdojmë bëjmë verifikime, dhe ne vazhdojmë tju shkojmë nga mbrapa të gjithëve për t’ju dhënë pagat, kokërr leku më kokërr leku.

Me Gjonin dhe Erin kamarierin?

Posted by Edi Rama on Tuesday, June 23, 2020