Gjatë intervistës së tij për Adi Krastën në Syri TV, aktori shkodran Primo Shllaku foli mbi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ai kishte një qëndrim ndryshe nga vëllai i tij, Bruno Shllaku, i cili ishte pro shembjes së tij.

Sipas tij, kurrë nuk e kishte menduar se pas vitit 1967 kur regjimi komunist do të shembte kisha dhe xhami do trë vijnte dikush që do të shembte një tempull siç e quajti ai Teatrin Kombëtar.

“Unë mendoj se, problem i Teatrit nuk u bë problem politik por moral. Arti është domosdoshmëri e njeriut. Unë e pashë se edhe tek Teatri kishte një ndarje shoqërore në të mundur dhe fitimtar. Dhe përfundimisht e mora vesh se skuta më morale është të jesh në anën e të mundurve.

Nuk ma mori mendja se pas 67 dikush do të guxonte të prekte një tiotull. Teatri është tempull i qytetërimit botëror” u shpreh Primo Shllaku në “A-Show”