Dy forcat më të kryesore politike PS dhe PD po organizohen për zgjedhjet e ardhshme politike. Kreu i PD, Lulzim Basha pas një turi në të gjithë Shqipërinë të enjten zhvillon një mbledhje me kryesine e partisë.

Takimi vjen pasi PD përfundon udhëzimin për mënyrën dhe formulën përzgjedhëse së kandidatëve dhe fushatës zgjedhore, pas vlerësimit të udhëzimit edhe nga britaniket.

Ndërsa socialistët zhvilluan sot një takim me strukturat e partisë në Vlorë. Ish ministri i transporteve Damian Gjiknuri shpërndau njoftimin.

Me Taulantin dhe Arbenin zhvilluam sot një takim me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës. Analizuam ecurinë e deritanishme të procesit të ristrukturimit, nevojën për t’u përqendruar gjithnjë e më tepër tek komunikimi dhe bashkëqeverisja me qytetarët. Mobilizim i të gjitha strukturave partiake me synim përmbushjen e objektivave elektorale në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku Partia Socialiste do të marrë mbështetjen e qytetarëve për një mandat të tretë qeverisës