Mjeku Erion Dasho është revoltuar me Komitetin e ngritur për të menaxhuar situatën e koronavirusit në vendin tonë. Me anë të një statusi në Facebook, ai kërkon që ata t’u hapin rrugë të rinjve dhe të mos u shërbejnë më “karriges” së tyre.

Në statusin e tij, mjeku Dasho pretendon se kolegët e tij përdorin vëmendjen dhe kërkon nga ata që të bëjnë punën e tyre për të cilën edhe paguhen.

“Gjithollogët bëjnë zhurmë, kërkojnë protagonizëm, debatojnë duke përdorur terma “shkencorë” (të cilët shpesh nuk i kuptojnë), ngrenë zërin, akuzojnë, kërcënojnë dhe prishin punë më shumë se gjithë të tjerët bashkë.Boll!!! Mjaft dëm i sollët këtij vendi! Bëni punën tuaj për të cilën paguheni sa nga shteti, sa nga projektet të cilat kanë 30 vjet që financohen, por akoma nuk kanë qullosur gjë“ shkruan ndër të tjera