Ndonese po behen gati 3 jave qe nuk eshte me ne krye te Vllaznise, largimi i Mirsad Jonuz ende vazhdon te diskutohet ne Shkoder. Per me teper, per menyren si u largua. Te shumte jane ata qe e konsiderojne jo te denje largimin e teknikut maqedonas.

Ish-trajneri i Vllaznisë është etiketuar si dezertor nga trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima. Ky i fundit, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” thekson se Vllaznia duhet të kishte hequr me kohë Jonuz.

“Atë që bëri Jonuz, besoj se e bën vetëm një dezertor. Megjithatë nuk i vë faj, sepse klubi duhet ta kishte larguar para pandemisë

Ishte një trajner që e la Vllazninë në rënie të lirë para, gjatë dhe pas pandemisë”, shprehet Grima mes të tjerash

Ne kete menyre, duket se largimi i Jonuz ka lene pasojat e veta tek skuadra sepse edhe trajneri qe e ka zevendesuar Hysen Dedja, e ka te veshtire te shmange problemet e krijuara ne skuader