Koreja e Jugut ka konfirmuar një valë të dytë të koronavirusit, ndërsa ministri i Shëndetësisë paralajmëron për një “situatë të rëndë” në vend.

Ministri i Shëndetit dhe Mirëqenies, Park Neung-hoo tha se janë identifikuar gjithsej 90 raste të reja të importuara gjatë javës së kaluar, duke treguar një rritje të ndjeshme nga 48, javën e kaluar.

Qeveria po përballet me një situatë të rëndë pasi zyrtarët shëndetësorë jo vetëm që duhet të përmbajnë infeksione të transmetuara në vend, por edhe të menaxhojnë rastet e importuara, tha Park në një takim të qeverisë për përgjigjet e Covid19

Në një konferencë, Jeong Eun kyeong, drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pranoi se vendi tani po kalonte një valë të dytë të virusit, pas një rritjeje në fund të shkurtit dhe marsit të përqendruar në qytetin juglindor të Daegu.

Vendi ka raportuar rreth 40 deri 50 raste të reja në ditë që nga fundi i majit, kryesisht nga zona metropolitane e Seulit, ku jetojnë rreth gjysma e 51 milion banorëve të Koresë së Jugut.