Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti. Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK’së dhe nënkryetare e saj, megjithatë Këshilli i Përgjithshëm i LDK së, vendosi të shkarkojë Osmanin nga këto pozita.

Avdyli e ka vlerësuar vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për shkarkimin e Osmanit, si vendim skandaloz. Gjithashtu, Avdyli e cilësoi këtë votim si manipulim interneti.

Tutje, ai tha se secili aktivist i LDK së, këtë votim duhet ta trajtojë si sondazh të pavlerë derisa ky votim të mos merret sipas rregullave demokratike.