Genta Qiriako, specialiste pranë ISHP-së, në një interviste për Fax News foli ne lidhje me shifrat në rritje të personave të infektuar më COVID 19.

Qiriako tha se një ndër arsyet e rritjes së numrit të personave të infektuar është neglizhenca ndaj masave që janë marrë për t’u mbrojtur nga COVID19.

Ne jemi ende duke bashkëjetuar me virusin. Megjithëse ka ndodhur liberalizimi i kushteve përsëri ndërgjegjësimi i qytetarëve duhet të jetë mes nesh. Janë shifra të qendrueshme. Ende jemi shumë herët për të thënë që shpëtuam nga koronavirusi. Rritja e rasteve ka lidhje me neglizhencën ndaj masave që janë marrë.

Testimet janë mjet i rëndësishëm për të na treguar ne se si jemi. ISHP akoma nuk e ka arritur nivelin maksimal të përballimit të testimeve. Jemi gati për të përballuar shifra shumë më të larta. Ka pasur raste dhe në mes të ambienteve spitalore, por kjo lidhet me uljen e vigjilencës kryesisht nga familjarët të cilët kryejnë vizita në spital. ìtha Qirajako.

Sa i përket një rimbyllje të dytë, Qiriako tha se nuk jemi në ato kushte Deri tani nuk jemi në ato kushte duhen numra shumë më të mëdha se ato që kemi sot. Mendohet të jenë mbi 25 veta në reanimacion. Numri i të shtruarve në spital të jenë mbi 500 550 dhe sigurisht nëse kemi numër të rritje të shtuar të personave të konfirmuar pozitiv.- tha Qirjako.