6 të infektuar me koronavirus janë shënuar ditën e sotme në Durrës. Më herët u mësua se 2 nga të infektuarit ishin staf mjekësor i spitalit të Durrësit.

Së fundmi Topchannel raporton se dy raste të tjera janë fqinj me njëri tjetrin. Bëhet me dije se ka rezultuar pozitiv me koronavirus një burrë dhe një grua e moshuar.

Gjithashtu mësohet se nga kryerja e tamponit bashkëshortja e burrit të infektuar ka rezultuar negative.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe një sot një numër të lartë të personave të infektuar me koronavirus. 66 persona testuan të infektuar me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit ndërsa një tjetër person ka humbur jetën në Spitalin Infektiv