Bashkia Shkodër padit IKMT, ja për çfarë e akuzon

Bashkia e Shkodrës ka paditur në prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkodër, IKMT-në duke e akuzuar për shërdorim detyre.

Bashkia Shkodër me cilësinë e kallëzuesit, vlerëson se Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit nuk kanë vepruar drejt dhe ligjërisht, por kanë shpërdoruar detyrën që i ngarkon ligji në aksionin e organizuar për prishjen e 24 objekteve në bregdetin e Plazhit të Velipojës