Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka reaguar sërish sot për vendimin e qeverisë për të rimburësuar të gjithë ata qëtetarë që u bllokuan jashtë vendit nga pandemia e COVID 19.

Në një video mesazh, Denaj tha se të gjithë personat që kanë marrë gjobë për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit jashtë vendit, në periudhën 10 mars 1 qershor 2020 do të rimbursohen. Më tej ministrja bëri me dije se çdo qytetar mund të aplikojë nëpërmjet Postës Shqiptare dhe do të përfitojë vlerën e gjobës.