Shkodres i ka humbur i komanduari i qeverisë për situatën e emergjencës shëndetësore Covid 19. Besfort Lamallari i cili zuri karrigen e Çesk Milljës, prefekt i shkarkuar nga detyra, prej javësh nuk duket në terren dhe madje as në takimet publike. Ai su pa as në dy daljet e ministrit të brendshëm Sander Lleshaj fillimisht në Velipojë për masat e sezonit me vendoret, e më vonë as në kufirin e Hanit të Hotit për menaxhimin e hapjes së pikave tokësore dhe shmangies së fluksit të emigrantëve. Zv.ministri i brendshëm për ironi të fatit “zhdukjen” e tij e kishte paraprirë që me takimin antikan.abis në prefekturë, i cili ishte udhëhequr nga sekretarja e përgjithshme Felek Kasemi. E në gjithë këtë vorbull, mos dalja e tij publike u bë më e madhe kur ai nuk u pa të ishte në terren në aksionin e IKMT, apo të reagonte për të thënë gjysmë fjale mbi atë që po ndodhte në plazhin e Velipojës. Nuk po shihet as në këto ditë kur shifrat e të prekurve kanë njohur rritje e Shkodra është sërish në krye të tabeles me Tiranën e Krujën. Arsyeja përse Lamallari nuk duket mbetet e paqartë dhe askush nuk di të thotë, ndërsa në prefekturë askush nuk pranon të flasë, e detyra të shumta po kryhen në gjithë këtë periudhë nga vartësit./ShkodraNews