Babai i gazetarit Elio Laze, Luan Laze është pushuar nga puna dhe këtë e ka zbuluar vetë ai me një shkrim në rrjete sociale. Ai shprehet se ishte propozim i Ministrit Lleshaj dhe vendimi i kryeministri Rama pasi pasqyroi pròtestën për shembjen e Teatrit dhe kërkoi drejtësi për rráhjen e djalit të tij që ishte në krye të detyrës.

Reagimi i plotë: Me propozim te Ministrit Brendshem, dhe vendim te Kryeministrit te vendit tim, Edi Rama, pushohem nga puna!

Arsyeja: Letra publike qe i drejtova Ministrit Leshaj per rrahjen e djalit tim gazetarit Elio Laze, ne krye te detyres, duke pasqyruar pròtesten e artisteve dhe banoreve te Tiranes, per shèmbjen e Teatrit Kombetar.

Atehere kur pret ti pret pergjigje qe fajtori i pòlicise te identifikohet, dhe te vihej para pergjegjesise, vjen pergjigja: Je i pushuar nga puna!

Kjo eshte gòditja e dyte qe shteti ushtron ndaj familjen time! Heren e pare me dhùne, dhe tani me buken e perditshme. Vetem sepse djali im ishte ne krye te detyres si gazetar, ndersa babain i tij, sepse ngriti zerin ne mbrojtje te drejtes per pròteste, fjales se lire dhe plágeve mbi trupin e tim biri!

Eshte e drejte themelore te bej kete, si qytetar, si gazetar, shkrimtar dhe si prind! Por gòditja e pare dhe e dyta, vertetuan se keto nuk ushtrohem, aq me pak te njihen nen regjimim e ketij Kryemimistri.

E thote vete shpesh here ne intervista se, ” une nuk jam si te tjeret” Faleminderit Edi Rama. Faleminderit Lleshaj!