Mbi veprimtarinë dhe ndjekjen e situatës epidemiologjike nga KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt 15 06 2020

NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot janë konfirmuar 16 raste pozitiv covid-19, raste prej tamponave të marrë me dt 13 dhe 14 Qershor, të cilat janë me simptoma të lehta dhe të izoluara në banesa. Sipas NJVKSH, rastet jane të reja dhe raste të shpërthimeve komunitare.

Në total në Bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës, vazhdon në 180 numri i pacientëve të infektuar me covid 19.

Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara nga NJVKSH, në bashkine Shkoder. Sot u moren 31 tamponë u dërguan në ISHP në Tr.

Nga NJVKSH, Pukë, informohemi se që nga dt. 1 Qershor deri sot me dt. 15 Qershor janë 13 raste pozitiv covid-19, prej të cilave 1 rast i shfaqur sot. Ndërkohe 2 persona janë në kujdes shendetësor në spitalin Covid-19 në Tr, ndërsa 11 prej tyre janë në karantinim në kushte shtëpie me simptoma të lehta deri në asimptomatik, ndërkohë sot nuk janë dërguar mostra të tjera në ISHP në Tr.

Në bashkinë Fushë Arrëz që nga fillimi i pandemisë nuk kemi patur asnjë rast të infektuar covid 19.

Nderkohe nga NJVKSH ne Puke dhe Fushë Arrëz në bashkëpunim me strukturat e DVP dhe ISHSH, vijojne kontrollet e subjekteve me grupe pune për konstatimin e respektimit te distancimit dhe zbatimin e rregullave të sigurisë.

Nga NJVKSH, Malësi e Madhe, Shërbimi i Epidemiologjisë, nuk ka marrë asnjë tampon. Mjekët e familjes nuk kane raportuar për asnjë rast të ri të dyshuar. Personi i vetem Covid-19, aktualisht qendron në banesë.

NJVKSH në bashkëpunim me mjekun e familjes po monitorojne gjendjen shendetësore të tij e cila është e stabilizuar, me shenja të lehta klinike

Të gjithë personat e kontaktit kanë rezultuar negativ, deri në këto momente. Vazhdon puna për Hetimin Epidemiologjik me qëllim zbulimin e rasteve të tjera të kontaktit.