Ministria e Arsimit ka marrë një vendim në lidhje me zhvillimin e Provimeve kombëtare të Maturës Shtetërore përmes të cilit mësohet se testet do të zgjasin 30 minuta më shumë.

Konkretisht, nga afati 120 minuta për të përfunduar procesin e zhvillimit të testit, do të shkojë në 150 minuta.

Maturantët këmbëngulin se ndaj tyre është bërë padrejtësi me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë pasi në tezën e provimit janë dhënë pyetje jashtë programit parapërgatirtur dhe se ka qenë i një niveli mbi mesatar.

Ditën e nesërme ata kanë njoftuar protestën e dytë radhazi pas tubimit të sotëm para ministrisë së Arsimit dhe do të zhvillohet në orën 11 në të njëtjtin vend.

Ndryshe nga sot, ata kanë ftuar edhe qytetarët për pjesmarrje masive në protestë, ndërkohë që nga ana e saj Ministria e arsimit, përmes Drejtoreshës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore QSHA Rezana Vrapi ka dhënë një deklaratë për mediat në përgjigje të protestës së maturantëve të cilët kanë mbetur të pakënaqur me tezat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për shkak të nivelit të vështirësisë së tyre

Vrapi tha se pretendimet e maturantëve nuk qëndrojnë ndërsa sqaroi se asnjë çështje konkrete apo temë konkrete nuk është akumuluar zyrtarisht