Pronari i një objekti që sapo shëmbur në plazhion e Velipojës ka folur për gazetaren e Fax News Emi Kalaja ku tha se prishjet janë bërë pa dokument shoqërues ligjor dhe me selektim duke argumentuar se të djathtët janë vënë në rreth ndërsa të majtët janë toleruar.

Ai tha se flet në emër të të vëllait ndërsa dëmi që sipas tij po bëhet është i pallogaritshëm ku përveç ekonomisë së pronarëve dëmtohet edhe imazhi në sy të turistëve.

Është në pronësi të vëllait tim, ka qenë pjesë e plazhit publik që kemi marrë në kontratë me shtetin, ka shërbyer më tepër për pushuesit. Më duket e padrejtë edhe për kohën që po bëhet, po prishet imazhi për turistët, nuk e di nëse është em qëllimshme. Nuk ishte larg shtatori, po dëmtohet mjedisin, ambjenti të gjitha. Nuk ka pasur asnjë dokument për prishje, ka shërbyer për njerëzit në nevojë disa godina, edhe ato janë prishur

Turistët kërkojnë plazhe, banjo, dushe, kjo ju shërbente turistëve. Mund të jenë të bashkisë apo komunës, duket e padrejtë. Rruga është me leje, ndoshta është aset i bashkisë. Kjo e distancon edhe më tepër interesin e qytetarëve për të dalë në det. Nuk e di ku e gjejnë këtë të drejtë apo hapësira ligjore që bëjnë diçka të tillë. Janë vënë në rresht për tu dëmtuar, disa që janë të majtë me bindje nuk po ju cënohet interesi. Ka një selektivitet, ça janë të djathtë janë vënë në rreth