Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi është përplasur me inspektorët e IKMT që po bëjnë prishje në zonën e plazhit të Velipojës.

Teksa qëndronte në vendngjarje për të mos lejuar prishjen e ndërtesave, i dërgoi mesazh kryeinspektores Dallëndyshe Bicit dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj duke u thënë: “Kam nevojë të kem urdhrin e ekzekutimit të IKMT. Ju faleminderit, Voltana Ademi

Më tej, vijoi të fliste para gazetarëve duke theksuar se prishja po bëhet pa lejen e saj dhe “nuk mund të përfundojë në burg se policia e shtetit është inkri.minuar

Policia ka lejuar në pandemi me parregullsi që të lëvizin në Shkodër dhe këtë nuk mund tia hedhin Bashkisë Shkodër sepse kryetarja nuk mund të përfundojë në burg se policia është e inkriminuar. Këtë nuk ia lejoj askujt. Ky është diskutimi që kam bërë me Sandër Lleshin në Velipojë tha Ademi