Mbledhja e sotme e Task Forcës për Turizimin është zhvilluar me debate. Debate janë zhvilluar mes kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademit dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ademi ka pretenduar se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po bën prishje selektive dhe të panjoftuara.

Mënyra se si IKMT po vepron në Shkodër është e kundraligjshme.
Asnje arsye nuk ka . Disa nga shqetësime unë ia kam shprehur edhe kabinetit tuaj z. Klosi, njëkohësisht edhe Ministrit të Brendshëm para disa ditësh kur u takuam në Shkodër.
Do ta nis nga sot. IKMT-ja ka zbarkuar në Shkodër për të bërë disa prishje, ashtu sikurse lajmërohem nga media, në bregun e detit në Shkodër.
Që të gjithë do të duhet të ishim lajmëruar përpara sepse kemi detyrimin për të komunikuar siç duhet, për të mos krijuar edhe mëdyshje në mënyrën e interpretimit dhe të zbatimit të ligjit në bregun e detit në Shkodër.
Kerkesa ime e dytë lidhet me aplikimin e drejtë të ligjit për këdo, në mënyrë të njëllojtë, pa patur diferencime, qofshin ato të çdo lloji. Keni parasysh që kam komunikime nga Shkodra që kongirmojnë se po veprohet për dikë dhe për dikë tjetër jo. Dhe nga ana tjetër kjo sigurisht më shqetëson për sa kohë që bëhet fjalë, sikurse unë ju kam komunikuar, për objekte që janë gjatë viteve dhe pët të cilat, është kërkuar të ketë një vendimmarrje të plotë për të gjithë njësoj. Unë këtë e pretendoj. Kjo, edhe për të mos shkaktuar, e thashë edhe njëherë, qoftë edhe konflikte në territor apo edhe situata të pamenaxhueshme, aq më tepër që jemi në fillim të sezonit turistik në Shkodër.Ndoshta do të kishte qenë më mirë, ashtu siç komunikova me drejtoren e IKMT-së Dallendyshe Bicin, që të mund të bëhej ndoshta jo këtë javë por ashtu siç kemi kërkuar, në muajin shtator- ka thene Ademi.

Mbledhja e sotme e Task Forcës për Turizmin është shoqëruar me debate dhe replika edhe mes kreut të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ndreu ka folur hapur, por me tone të forta, kundër aksioneve të fundit te IKMT-se, që sic tha ai, po dëmtojnë punën në nisje të sezonit turistik, por edhe po injorojnë totalisht bashkinë dhe autoritetin e pushtetit vendor.

“Ia kam thënë kryeministrit mbrëmë dhe po e them edhe këtu publikisht: Ne nuk jemi ushtar rreshti, jemi kryetare te njesise vendore, nëse ju mendoni se jemi policë të rreshtit, a ndonje keshtu harrojeni”- ka thene ai, duke shtuar se “vendimmarrjet nuk merren duke vënë sms-të përpara institucioneve serioze dhe bashkia eshte institucion serioz”

VIDEO// Aksioni i IKMT ne Velipoje, Votana Ademi – Minstrit: Prishjet jane selektive

VIDEO// Aksioni i IKMT ne Velipoje, Votana Ademi – Minstrit: Prishjet jane selektive

Posted by EeTimes.al on Wednesday, June 10, 2020