Fluks shtrimesh në repartin e Infektivit, dy vajza në moshë të re mbërrijnë me ambulancë, pak më parë edhe një burrë nga Shkodra.

Kujtojmë se sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër.