Hysen Dedja është trajneri më I ri I Vllaznisë. Klubi shkodran ka zgjedhur teknikun e njohur për të zëvendësuar të larguarin Jonuz. Kuqeblutë i kanë besuar një shkodrani, që rikthehet pas 14 vitesh në Shkodër. Trajneri ka drejtuar Vllazninë edhe në edicionet 1996 98 , 2002 03 , 2005 06.

Dedja ka drejtuar disa skuadra në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka qenë në krye të Lushnjës. Pas largimit të maqedonaso veriorit Jonuz, ekipi iu besua Safet Osjës që mban postin e zëvendëstrajnerit, ndërsa prej sot ekipin do ta drejtojë Dedja

Trajneri ndodhet në Shkodër dhe pritet vetëm firma, ndërsa besohet se është gjetur marrëveshja

Pritet që klubi shkodran të zyrtarizojë gjithçka në vijim, ndërsa ende nuk dihet nëse ky afrim do të jetë për 8 ndeshjet e mbetura apo Dedjes do tI besohet ekipi edhe sezonin që vjen