Detaje të reja mësohen nga hetimet e policisë dhe prokurorisë së Elbasanit për atentatin ndaj Ardian Çapjas, që u krye gjatë paradites së djeshme në zonën e Krastës në Elbasan. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se derimë tani janë shoqëruar 20 persona, që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por ende nuk ka një të dyshuar kryesor për porositjen e tij.

Mes të shoqëruarve janë edhe persona kundërshtarë të fisit Çapja, por edhe familjarë të tij të cilët po merren në pyetje, për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen. Pista kryesore në të cilën po hetohet është ajo e larjes së hesapeve të vjetra, ndërkohë që burime zyrare nga prokuroria bëjnë me dije se policia ende nuk e ka dorëzuar dosjen e plotë.

“Paraprakisht dihet që i dëmturi është qëlluar me një snaiper nga Krasta, kështu që besoj se pista kryesore e hetimeve do jetë lidhja me ngjarjet e mëparshme” bëjnë me dije burimet e prokurorisë.

Ndërkohë që vetë Çapja ka dhënë dëshminë e tij një ditë plagosjes, ku ka mohuar sërish që të jetë qëlluar më armë, ndërsa para grupit hetimor ka thënë se është rrëzuar në banesë dhe se në shpatull ka pasur një hekur dhe jo plumb. ”Nuk më vret njeri në shtëpinë time, u rrëzova dhe më ka hyrë një hekur në shpatulla thotë Çapja.

Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme vazhdimisht familja Çapja ka tentuar që të fshehë ngjarjen duke e paraqitur atë si një inicident në banesë. Ndërkohë që faktet tregojnë se ngjarja ka qenë e planifikuar në detaje, dhe autorët dyshohet të kenë qenë profesionistë dhe të jenë paguar për atentatin, pasi si arma e përdorur si largësia në të cilën është gjuatur tregojnë se investimi për të hequr qafe Çapjan ka qenë shumë i madh.

Ky është atentati i tretë nga i cili shpëton Çapja, që së bashku me fisin e tij akuzohen për disa ngjarje të rënda të ndodhura në qytetin e Elbasanit, por që deri tani ia kanë hedhur paq drejtësisë.