Presidenti Ilir Meti foli para mediave në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Integrimit Europian ku foli për propozimin e bërë nga PS për të mbajtur zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 Maj. Sipas Metës, mbetet ende punë për të treguar përgjegjshmëri për këtë cështje, ndërkohë që cilësia e zgjedhjeve është kryesore.

Metodologjia e re e zgjerimit pas propozimit të Francës mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe të arritjeve në këtë drejtim dua të vlerësoj edhe dakordësinë e fundit të Këshillit Politik për reformën zgjedhore jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka por si një hap i mjaftueshëm për të vazhduar në rrugën e dakordësimit në të gjithë elementët e tjerë për zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët tanë dhe sic e kërkojnë edhe kushtet e BE që janë shumë të qarta në këtë drejtim.

Sa i përket pyetjes nëse e ka lënë pas të shkuarën dhe pèrplasjet me kryeministrin Rama e ákuzat për grùsht shteti, Meta u shpreh Ishim për çështjet e integrimit dhe ju e dini që për këtë çështje unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë i disponueshëm për tiu përgjigjur çdo ftese si e sotmja dhe angazhimi, kam bërë çdo gjë që Shqipëria të të mos e humbasi kohën që ka shpërdoruar në këto dy dekada.

Para 20 viteve ishim në një korsi me Kroacinë dhe shumë përpara Malit të Zi dhe Serbisë. Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe mjaft qytetarë kanë humbur besimin te serioziteti i realizimit të standardeve dhe na duhet të rifitojmë një shpejtësi të re dhe të rikthejmë shpresën