Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti gjatë një interviste për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në FaxNews, duke ju referuar rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit, ku u konfirmuan pozitiv me COVID 19 36 persona, mjeku e lidhi me numrin e testimeve.

Alimehmeti deklaroi se kjo shifër e lartë vjen nga numri i lartë i testimeve brenda 24 orëve, ku theksoi se është se duke ju referuar OBSH kanë dalë pozitiv vetëm 10 % e rasteve.

Po ashtu Alimehmeti shtoi se vendi jonë është vendi me numrin me të vogël të testimeve në Europë, ndërkohë që nënvizoi faktin se duhet parë objektiviteti i të sëmurëve, ku aktualisht 6 raste janë në terapi intensive dhe 2 prej tyre në gjendje më të rëndë.

Ne nuk kemi pasur këtë shifër, as në fillim, as në mes, as në fund, të pandemisë, por në fakt ne nuk kemi pasur as 359 testime në një ditë. Pra duhet të marrim parasysh që kriteri i OBSH së për cilësinë e testimeve është që të dalin 10 % pozitive ose më pak se aq dhe 36 është 10 % i 359 Kemi rritur numrin testimeve dhe nëse do të kërkoni më shumë do të gjeni më shumë. Maqedonia bën testime nga 800 deri në 1200 testime, ne jemi në shifra shumëfish më të vogla, prandaj dhe kemi më pak raste të reja.

Për sa i përket shifrave ne e kemi thënë që sëmundja ka qenë më e përhapur sesa shifrat e hetimit epideomiologjik. Shqipëria është vendi me numrin më të vogël të testimeve të Europë. Kështu që nuk është habi që kemi një rritje të rasteve.

Pjesa e rëndësishme është objektiviteti i të sëmurëve, sa janë të shtruar në spital, sa raste janë negativisht dhe sa persona janë në rrezik për jetën. Kemi 6 raste në terapi intensive nga të cilat dy janë raste të rënda. Kjo do të thotë që është një numër minimal për sa i përket rasteve tona. Sa i përket përqindjes së rasteve që kanë nevojë për përkujdes spitalor sillet nga 12 % 13 % dhe në fund të marsit ishte 58 % tha Alimehmeti.