Një video e pazakontë është publikuar në media, ku protagonistë janë dy figura të njohura të politikës shqiptare. Bëhet fjalë për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Bujar Leskaj, dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Sali Shehu.

Duket se Leskaj shfaqet duke bërë mundje në lokal me një mikun e tij, dukshëm në qejf pas ndonjë dreke midis shokësh, pasi duket se mandati i gjatë në krye të KLSH-së dhe në mungesë të një pasuesi që e pret prej 2 vitesh, e ka mërzitur.

Një tjetër gjë që bie në sy është se rolin e arbitrit e ka marrë përsipër ish-deputeti i PD-së, Sali Shehu. Siç shihet dhe në video, kreu i KLSH e humbi raundin e parë, ndërsa tek i dyti u përpoq me të gjitha forcat për t’u hakmarrë.

Po ashtu, në video dëgjohen edhe të përdoren edhe fjalë banale, në formë shakaje midis tyre. Nuk dihet kur dhe ku është xhiruar video sepse kreu i KLSH-së duhet ta dijë që sportet në salla të mbyllura nuk janë lejuar ende.