Mbrëmjen e djeshme një sherr i madh u shënua në mes të ish Bllokut, te Ëhisky Bar, ku një grup djemsh goditen me karrige, tavolina dhe shishe. Por sot, mësohet se personat e përfshirë në sherr janë djali i deputetit Tom Doshi, Markosi, si dhe nipi i deputetit tjetër Aqif Rakipi

Sherri ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta, pasi djemtë u lodhën duke përdorur grushtet. Nuk dihet ende arsyeja se pse ka nisur sherri, ndërsa autoritetet policore, siç ndodh rëndomë kur përfshihen personazhe të njohur, nuk kanë bërë asnjë njoftim për mediat.

Siç besohet nga video, palët janë lënduar fizikisht por sërish kjo nuk ka përbërë lajm për policinë e shtetit, meqënëse siç thuhet, palët janë pajtuar