Tre ditë pasi nga Tirana në një komunikim live me prefektët, drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit e renditi Shkodrën në listën e kuqe për kultivimin e hashashit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zbriti vetë në kryeqendrën e veriut për këtë çështje dhe shumë të tjera që lidhen me sigurinë dhe sezonit turistik.

Një karikaturë e Bujar Kapexhiut për kan bisin shkaktoi polemika mes tij dhe kryebashkiakes Voltana Ademi

Sandër Lleshaj Karikatura e ka të lejuar të hiperbolizojë gjendjen, por nuk besoj se Shqipëria është në atë gjendje. Jo nuk besoj, nuk është në atë gjendje, po ka tentativa për ta zhytur Shqipërinë në gjendje të pakënaqshme.

Nuk është detyra e policisë të kosisë nëpër male, detyrë e policisë është të kosisë kr.iminelë e zyrtarë që nuk bëjnë detyrën. Nëse unë do të dal me një kosë do të jetë një kosë që do të synojnë të presë zyrtarë që nuk bëjnë detyrën e tyre duke nisur nga zyrtarët e policisë në zyrtarët përkatës

Por kryetarja e kësaj bashkie, Voltana Ademi është shprehur se në këtë qytet është rritur kultivimi masiv i hashashit

Voltana Ademi Unë nuk dua të jem kurrsesi pjesë e asaj kosës për të cilën ju flisni, pro dua të marr përgjegjësinë sa më takon, për parandalimin e fenomenit në Shkodër. Unë kam përgatitur një raport që do tjua jap dhe në të gjitha njësitë administrative kemi verifikuar të gjitha zonat ku mbillet jo pak, por shumë .

Unë mund ti lexoj njësi për njësi, por meqë jemi në Velipojë, dua të theksoj dy tre zona prioritare, ku ka masivitet të mbjelljes së kana bisit, në Mali Kolaj dhe në Ças, dhe në një nivel më dytësor, por ku ka, në Baks, Rrjollë, Reç të vjetër dhe Reç të ri. Kjo është ajo që kemi verifikuar deri më tani.

Dua ta vë në vëmendje, se ky është një problem shumë i madh që kemi në Shkodër. Harta e rrezikut në lidhje me një vit më parë është rritur, pavarësisht se ishte një vit i përplasjes elektorale. Ky është një problem shumë i madh, pasi në disa zona ku kishte pak, kemi më shumë mbjellje në Pult ka rritje, në Shosh nuk kemi pasur mbjellje, por tashmë është shtuar.

Kultivimi është shtuar shumë sidomos me njësitë e tjera administrative kufitare. Në Shalë, në Nicaj, në kufi me Tropojën. Ka problem shumë të mëdha lidhur me hapjen e ngastrave të reja për kultivimin . Në Gur i Zi, në Mazrek, Shpor, Rrencë, Rragam ka edhe qarkullim edhe të njerëzve të panjohur. Në Dajç nuk ka rrezikshmëri, po verifikojmë Bërdicën. Ndërsa në rrethina, në Bardhanjorë që janë zona kodrinore.

Kemi disa vende ku janë hapur ngastra të reja të kultivimit të kan ab isit Unë kam kërkuar që të bashkëpunojmë, pasi nuk veprojmë dot pa u koordinuar. Administratorët vendorë duhet të dinë kush janë punonjësit e pol icisë që po bëjnë kontrolle.

Ndërkohë, më herët në një video takim me prefektët, drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit. Ministri Lleshaj e futi Shkodrën në hartën e zonave me rr ezik për kultivimin e ka na bisit