Gazetari Artan Hoxha nuk ka lënë jashtë vëmendjes kultivuesit e kánabisit në vendin tonë, të cilët sipas tij janë gòditur nga pándemia që bllòkoi të gjitha rrugët. Shqiptarët ishin të detyruar të izòloheshin dhe ishte e pamundur që të merreshin fara nga jashtë.

Për këtë arsye, Hoxha ironizon duke thënë “me farën kemi problem, bima doli mashkull” pasi nuk ka cilësinë e lartë që kërkohet.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoxha zbuloi se Shqipëria do të detyrohet të nisë edhe njëherë prodhimin duke marrë fara me postë nga vendet tjera.