Pak ditë më parë mediat e huaja raportuan se një nga çiftet më të komentuar të showbizit, sidomos për diferencën e tyre në moshë, Scott Disick, 36 vjeç dhe Sofia Richie, 21 vjeç janë ndarë. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga ENews, të cilët bëjnë të ditur se Scott dhe Sofia vazhdojnë të komunikojnë me njëri tjetrin.

Ka qenë Sofia, vajza e Lionel Richiet, ajo që ka kërkuar ndarjen për shkak se Scott kohët e fundit ka patur probleme me gjendjen emocionale dhe madje është shtruar në qendër rehabilitimi

Scott, i cili ka vuajtur nga abuzimi me substancat në të shkuarën, ka kaluar një periudhë të vështirë duke qëndruar në karantinë. Ndërkohë Sofia po kalon më shumë kohë pranë familjes së saj. Scott dhe Sofia e nisën lidhjen e tyre të shumëpërfolur në vitin 2017