Siç dihet nga të gjithë, regjimi komunist në Shqipëri shpalli një luftë të hapur ndaj fesë dhe objekteve të kultit, nisur gjithnjë nga parimet dhe ideologjia marksiste se feja është opium për popullin .

Në këtë kuadër në vitin 1967 nisi një fushatë e gjerë për shembjen e çdo objekti fetar në vend.

Por, diçka që ka mbetur mister dhe e pashpjegueshme shkencërisht, ka të bëjë pikërisht me Kishën e Laçit, ku 32 ushtarë të ngarkuar me misionin për ta prishur atë, ngelën të paralizuar në mënyrë të çuditshme

Ngjarja ndodhi në vitin 1981, pra 14 vjet më vonë nga aksioni i përgjithëm, ku ushtarët u rikthyen për të shembur një pjesë të vogël të mureve të mbetura, pasi besimtarët ende shkonin dhe luteshin aty

Pikërisht në këtë moment, sipas dëshmive të kohës, ushtarët mbetën të paralizuar nga mesi e poshtë, pa qenë në gjendje të lëviznin.

Menjëherë një pjesë e tyre u dërguan për kurim jashtë vendit, dhe u deshën shumë kohë që ata të riktheheshin në gjendje normale. Sot e kësaj dite ajo ngjarje ka mbetur e pashpjegueshme.