
Pedagogu Mark Marku është i mendimit që opozita duhet të përgatitet për tu futur në zgjedhje në çfarëdo rrethane, megjithëse ai i mëshon idesë se duhet të krijohet një qeveri teknike për të zgjidhur problemet.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Marku tha se megjithatë, në këto kushte të reja të krijuara, kushdo që mendon të manipulojë zgjedhjet, do ta çonte vendin në luftë civile.
Marku: Nëse duhet ta zgjidhim problemin ,duhet të krijojmë një qeveri teknike.
Fevziu: Nëse Rama nuk e krijon qeverinë teknike, a duhet të shkojë opozita në zgjedhje?
Marku: Patjetër që opozita duhet të përgatitet të hyjë në zgjedhje në çdo rrethanë. Opozita është një trupë e madhe në Shqipëri, si kudo në botë.
Nëse dikujt i shkon mendja të manipulojë zgjedhjet, sidomos në këto kushte, do të çojë vendin në luftë civile.
Duhen marrë parasysh rrethanat e reja dhe opozita duhet ti shfrytëzojë këto rrethana të reja .
E para nga njëra anë tu japë alternativë qeverisjeje shqiptarëve.
Unë jam kundër idesë që të bëhen në shtator a tetor, pranvera është zgjidhja më e mirë. Unë do doja që në kodin zgjedhor të saktësohet: tre muaj para të krijohet një qeveri që administron zgjedhjet.
Dhe kjo do na bënte që për nja 10 vjet të harronim vesin e vjedhjes së zgjedhjeve.