Ambasada amerikane në Tiranë publikoi sot një deklaratë në faqen zyrtarë të Facebook, ku shpreh vendosmërinë për të çuar deri në fund reformën në drejtësi.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Por menjëherë pas publikimit të statusit një mori komentesh vërshuan nga shqiptarët të cilët me të drejtë shprehen skeptikë ndaj “përpjekjeve të SHBA-ve për të çuar deri në fund reformën” edhe pse me ritme të ngadalta.

Madje shumë qytetarë mendojnë se reforma është “kapur” nga Rama dhe se zor se mund të realizohet ndonjëherë.

Po ashtu në komente, Ambasadës së SHBA i kërkohet të japë shpjegime lidhur me akuzat e Presidentit Ilir Meta, por edhe i kujtohen “peshqit e mëdhenj”