Gjatë konfrencës që mbajti sot për mediat, presidenti i vendit Ilir Meta ka replikuar ashpër me gazetaren e RTSH Melisa Shameti, e cila e pyeti se pse kreu i shtetit nuk i kishte bërë propozimet për marrëveshje mes palëve, një vit më parë, para zgjedhjeve lokale

Me tone të larta, Meta i kujtoi gazetares, se një vit më parë ai ka bërë thirrje të vazhdueshme për dialog, të cilat ranë në vesh të shurdhët. Po ashtu Meta risolli në vëmendje se teksa ai e priste në presidencë, kryeministri Rama lahej në një pishinë në ambientet e një hoteli privat

Pyetje Ndërsa thoni se maskat po bien, ju pse nuk i morët vjet këto nisma Meta O të vdes për ty që harron shpejt, se ne jemi një popull që harron shpejt. Jemi të mbushur me dezinformacion dhe harrojmë të vërtetën. A nuk ishin këtu

Gazetarja Mos u nxeh. Meta iu pergjigj, Jo nuk po nxehem, por dua pak vëmendje nga ty

Gazetarja Ju nuk ishit këtu kur dekretuat një datë tjetër për zgjedhje, ishit në mal ose bregdet

Meta Do ta jepesh ti përgjigjen apo unë. Ja ku kemi një dëshmitar serioz si Meti, që është kritik, por si dëshmitar është serioz. Ku ishim ne para një viti? Ishim në prag të një vëlla vrasjeje. Mitingje njëra palë, anti mitingje pala tjetër. Çfarë bëra unë Thash të bëjmë zgjedhje lokale si gjithë të tjerët. Thash se pa zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse shkelet kriteri i Kopenhagenit. Qysh në tetor u thash që nuk hapen negociatat, por shtohen edhe kushtet, si dhe shtohen edhe zgjedhjet vendore

Nga Evropa na thanë të bëjmë zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe dialog, përndryshe largoheni nga rruga Evropiane. I mbështeta edhe unë. Hajde bëjmë zgjedhje vendore si njerëz, sepse në Evropë po përpiqen që të mos na ndajnë nga Maqedonia. Nuk isha instrument tjetër për t’i ulur palët përpos dialogët. Unë e prisja këtu zotërinë ai lahej te Sheratoni. I kam thirrur palët. Po nuk u bënë këto kam thënë që do të shtohen kushtet ashtu sikurse u shtuan. Edhe KiE tha se nuk vëzhgoj zgjedhje me një parti