Aleanca për Teatrin ka thirrur sërish protestë pasditen e sotme në orën 19:30 tek sheshi para pedonales në Tiranë.

Burime për Fax News bëjnë me dije se vendimi është marrë në momente të fundit, për arsye se punonjësit kanë filluar rrethimin e zones dhe pronës së Teatrit Kombëtar

“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë! njofton Aleanca.