Aleanca për Teatrin ka thirrur ditën e sotme në tjetër protestë tek sheshi, ndërkohë që ka marrë edhe mbështetjen masive të opozitës.

Mirëpo duket se ka edhe lëvizje në kryeministri, ku pak minuta më parë kamera e Fax News ka fikësuar makinën e kryeministri Edi Rama i cili është futur në zyrë, ndërkohë që rrethohej nga forca të shumta policie

Po veç kryeministrit Edi Rama nga hyrja e parme është parë që në zyrën e tij ka mbërritur ambasadorja amerikane Yuri Kim

Ende nuk bëhen të ditura detaje në lidhje me zhvillimin e takimit midis tyre, ndërkohë që shumë pranë kanë nisur që të mblidhen dhjetra protestues, duke ju përgjigjur thirrjes së Aleancës si dhe opozitës