Kryeministri Edi Rama më në fund e realizoi ëndrrën e tij. Teatri Kombëtar u shemb. Lufta për prishjen e godinës ka nisur që në vitin 1998, në atë kohë Rama ishte Ministër Kulture dhe fuqia e tij nuk mfjaftoi për të shembur një godinë historike në mes të Tiranës.

Por ai provoi sërish dhe në vitin 2002, kur ishte kryetar i Bashkisë Tiranë, por ishte i dobët përball forcës se aktorëve të bashkuar. Në atë kohë u hap dhe një debat publik, që u bë pikërisht brenda sallës së godinës që sot nuk ekziston më.