CRCA/ECPAT Shqipëri: Hetim të menjëhershëm dhe të pavarur dhùnës dhe trajtimit çnjèrëzor të një të mituri nga katër punonjës të Pòlicisë së Shtetit

Tiranë, 16 Maj 2020 CRCA ECPAT Shqipëri me anë të këtij reagimi të menjëhershëm, kërkon të shpehë habinë, por edhe indinjatën e saj të thellë ndaj dhùnës dhe trajtimit çnjèrëzor të një të mituri nga ana e katër punonjësve të pòlicisë, që sipas gjasave ka ndodhur në Tiranë.

CRCA ECPAT Shqipëri u vu në dijeni nga mediat sociale për videon e një djali të mitur, i cili po dhùnohej nga pòlicia. Nga vëzhgimi që ne i bëmë materialit të hedhur online duket qartë se një i mitur është duke u kèqtrajtuar dhe më pas shihet sesi dy punonjës të pòlicisë e gòdasin me shpulla, ndonëse e riu nuk është duke bërë asnjë tentativë as për t’u larguar dhe as për të kùndërshtuar nga forcat e pòlicisë. Kjo dhùnë dhe trajtim çnjèrëzor është totalisht i papranueshëm, i pajustifikuar dhe në kundërshtim me një sërë ligjesh, përfshi edhe Ligjin për Pòlicinë e Shtetit dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Ngjarja është tepër e rèndë dhe ajo paraqet modelin e një force pòlicore që nuk respekton të drejtat e fëmijëve, dinjitetin e qenies njerëzore. Për më tepër ajo rrèzikon që të kthehet në një model të shëmtuar të dhùnës pòlicore që dëmton mbi të gjitha divizën dhe statusin e punonjësve të denjë të pòlicisë që respektojnë të drejtat e njeriut.

Nisur nga kjo ngjarje, CRCA ECPAT Shqipëri, kërkon sa më poshtë Pezullimin e menjëhershëm të katër punonjësve të pòlicisë të përfshirë në këtë íncident Zhvillimin e një hetimi të brendshëm nga ana e Pòlicisë se Shtetit për të kuptuar se pse qënka kaq e lehtë për katër punonjës pòlicie shkelja e ligjit dhe mungesa e respektit për të drejtat e fëmijës

Hetimin e menjëhershëm dhe të pavarur të kësaj ngjarjeje të rèndë dhe vendosjen e fajtorëve përpara përgjegjësisë për shkèlje të Kushtetutës, të ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, të Kodit Pènal etj

Pavarësisht kësaj ngjarje ne nxisim çdo punonjës të Pòlicisë së Shtetit që të respektojnë, garantojnë dhe mbrojnë të drejtat e fëmijëve, dhe jo të bëhen shkèlës të tyre.