Në një kohë që lokalet hapen nga 18 maji, por për turizmin nuk dihet ende asgjë dhe transporti publik mbetet i mbyllur, kryeministri Edi Rama tha sot se këto janë tre pikat më të rrezikshme në kohën e pandemisë kur duhet të jetojmë me virusin

Rama tha se është duke u bërë gati një strategji adoptimi se si do të bëhet transporti publik, shumë ndryshe nga deri sot

Të gjitha lokalet do të marrin masa që të jenë në rregull sepse lokalet transporti dhe turizimi janë tre pika shumë të nxehta e të rrezikshme.

Lokalet do të monitorohen nga shumë afër dhe nuk do të dëshiroja ti penalizonim. Kemi filluar punën për një strategji adoptimi të transportit, si do të jetë në vijim në kushtet, jo vetëm kur duhet të mbrohemi nga virusi që do të jetë me ne për një kohë të gjatë, por e rëndësishme është çfarë bëjnë njerëzit vetë