Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec, në urën e Bulgarecit.

Sipas të dhënave të para, raportohet se një automjet ka përplasur një fëmijë të moshës 12-vjeçare, i cili po lëvizte me biçikletë aty pranë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e fëmijës është e rëndë.

Mësohet se fëmija i ka dalë para automjetit i cili po udhëtonte në aksin rrugor Korçë-Pogradec.