Nuk ndalen ngjarjet ne vend kësaj here në Shkodër. Pasditen e sotme një 40 vjeçar është plagosur me armë zjarri te Ura e Bunës, në hyrje të Shkodrës.

I plagosuri i identifikuar me inicialet G.B mësohet se është qëlluar në pjesën e shpinës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ai është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Plagosja në Shkodër vjen pas dy ngjarjeve ne Durrës dhe Lezhë ku u vranë katër persona.