Një ndër gjyqet më famëkëqij të regjimit komunist ishte edhe ai i zhvilluar në Kishën e Motrave Stigmatine, në rrugën Gjuhadol të Shkodrës, në prillin e vitit 1968.

Pas 8 muajsh hetuesi, shoqëruar kjo me cinizëm, fyerje, përbuzje, rrahje e turtura nga më çnjerëzoret, më 1 prill 1968 dosja hetimore në ngarkim të Dom Frano Illisë, Dom Zef Bicit, Dom Mark Hasit, Dom Mark Dushit, At Gegë Lumës, Alfons Radovanit dhe Kol Marlacajt, nga prokurori i rrethit Shkodër Faik Minarolli, i përcillet për gjykim Gjykatës së Qarkut Shkodër.

Gjykata e Qarkut të Shkodrës me kryetar Nuri Resmja, i shpalli të gjithë të akuzuarit fajtorë, nën aprovimin e duartrokitjeve e turpshme të publikut në sallë dhe pjesës tjetër jashtë saj, që e ndiqte me altoparlantë.

Dom Zef Bici dhe Dom Mark Dushi u dënuan me pushkatim, ndërsa Dom Frano Illia dhe Dom Mark Hasi u dënuan me 25 vjet, ky i fundit vdiq në burg