Koronavirusi “nuk i preferon” duhanpirësit.Kjo është gjetja e një studimi që është kryer në spitalin, La Pitie-Salpetriere në Francë, ku vetëm 4.4% e 343 pacientëve të shtruar me koronavirus, me mesatare 65 vjeç, ishte duhanpirës i zakonshëm.

Në studimin që ngriti shumë polemika, mjekët ekzaminuan edhe 139 pacientë të tjerë, kësaj radhe me simptoma më të lehta dhe më të rinj, dhe rezultati nuk ndryshoi shumë, vetëm 5.3%

Studimi befasoi pais shihej se duhani gjykohej si faktor rreziku, nga momenti që COVID-19 krijon probleme të rënda në mushkri.

“Rezultatet flasin qartë, duhanpirësit kanë më pak probabilitet të zhvillojnë këtë infeksion, se pjesa tjetër e popullsisë” deklaroi Florence Tubach, që shtoi se “rreziku në duhanpirësit bie me katër ose pesë herë, diçka e rrallë në mjekësi”. Sipas studiuesve, shkaku duhet të gjendet tek nikotina, dhe jo duhani në përgjithësi.“Hipoteza thotë se duke u lidhur me të njëjtët receptorë celularë ku lidhet edhe koronavirusi, nikotina i ndalon këtij të qëndrojë” shton neurobiologu Changeaux, i Institutit Pasteur.