Richard Gere, 70 vjeç u bë sërish baba i një djali. Bashkëshortja e tij 37-vjeçare Alejandra Silva solli në jetë një tjetër djalë.

Lajmi i shtatzënisë doli në media nëntorin e kaluar, por anjë nga ata nuk e konfirmoi.

Pas djalit Alexander që erdhi në jetë menjëherë pas martesës në 2018-ën, shtëpisë iu shtua një tjetër bebe. Për më të voglin ende nuk dihet asgjë më shumë.